Haradinaj vizitoi policin e plagosur në Zhur të Prizrenit

29 janar 2020 | 13:53

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, sot ka vizituar në QKUK policin e plagosur mbrëmë në Zhur të Prizrenit, gjatë një aksioni antidrogë.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se gjendja e policit nuk është në rrezik për jetën.

“Vizitë policit Artur Mrasori në Repartin e Kujdesit Intensiv të QKUK-së për të parë nga afër gjendjen e tij shëndetësore, pas lëndimit që mori të martën mbrëma gjatë një aksioni antidrogë në Zhur të Prizrenit.
Nga informatat e mjekëve, më gëzoi fakti se gjendja e tij nuk është në rrezik për jetën dhe i falënderoj të gjithë ekipin mjekësor në QKUK për kujdesin ndaj tij.
Secili pjesëtar i Policisë së Kosovës gjithnjë do ta kenë vëmendjen dhe kujdesin e merituar”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, ka…