Haradinaj vizitoi punimet në daljen e autostradës “Arbën Xhaferi”
Në mëngjesin e sotëm, bashkë me ministrin e Infrastrukturës, Pak Lekaj dhe drejtorin e projektit Riyadh Alkawzayi, kryeministri Ramush Haradinaj ka vizituar punimet në daljen e autostradës “Arbën Xhaferi” në Doganaj të Kaçanikut, ku po ngritet ura më e madhe në rajon.
Haradinaj nga afër është njoftuar me intensitetin dhe cilësinë e ndërtimit të saj.
“Falënderova mijëra punëtorë e kontraktorë vendorë, si dhe stafin profesional të ‘Bechtel-Enka’ për angazhimin e tyre të pashoq, duke i inkurajuar që ta ruajnë dinamikën për përfundimin e këtij projekti dëri në fundvit.
Projekti i autostradës “Arbën Xhaferi”, dhe sidomos ura impresive, është edhe një vepër madhore, si dëshmi e përkushtimit tonë për integrimin rajonal, që i hapë rrugë realizimit të aspiratave të Ballkanit Perëndimor për t’iu bashkuar familjes europiane”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.