Haradinaj vizitoi xhudistët në Pejë

27 maj 2020 | 15:08

Ish-kryeministri Ramush Haradinaj vizitoi sot xhudistët e karantinuar në klubin e xhudos “Ippon” në Pejë.

Ai vizitoi edhe vendin ku do të ndërtohet Qendra Nacionale e xhudos.

Haradinaj u shpreh i lumtur që xhudistët nuk kanë ndaluar punën por kanë vazhduar me stërvitje dhe shpresa për suksesin është edhe në të ardhmen.

Ai i përgezoi xhudistët për 5 Normat Olimpike  dhe vëllëzerit Agron e Driton Kuka për punën e palodhshme ndër vite dhe tha që ndjehet mirë pasiqë i gjithë ky mund po shpërblehet me suksese.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në 24 orët e fundit në veri të Kosovës është…