Haradinaj viziton Bajram Currin, ndan medalje për disa personalitete

28 qershor 2021 | 13:33

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vizituar të hënën Bajram Currin, ku ka ndarë medalje për disa personalitete të cilat kanë kontribuar për lirinë e Kosovës.

Haradinaj ka thënë se gjatë luftës çlirimtare, bajramcurrasit jo vetëm që kanë luftuar për Kosovën, pir edhe kanë ndarë edhe bukën për vëllezërit e tyre.

“Trung i atdhedashurisë dhe djep i shqiptarisë ndër breza, Malësia e Gjakovës ishte në hartën kryengritëse liridashëse të shqiptarëve shekuj me radhë. E ndarë në dy pjesë për 86 vjet, ky popull fisnik, asnjëherë nuk pranoi padrejtësitë që i solli historia.  Gjatë luftës çlirimtare, ata bën luftën dhe ndanë bukën bashkë me vëllezërit e tyre. Sot në Bajram Curr e ndjeva mikpritjen dhe ngrohtësinë që reflekton Malësia. Me këtë rast, kam ndarë medaljen ‘Me besim në zot, atdhe e shtet” për të rënët për liri, Tahir Sinani, Fatmir Doçi, Bilbil Breçani, telekronistin Ismajl Buçpapaj, Bashkinë e Tropojës dhe Unionin Artistik të Kombit Shqiptar.  Ju faleminderit për mikpritjen e përzemërt!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serbët e Kosovës sot në Graqanicë janë mbledhur qysh në…