Haradinaj viziton bashkëluftëtarin i cili po përballet me një sëmundje të rëndë
24 dhjetor 2018
| 13:48
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar mikun e tij dhe luftëtarin e lirisë, Avni Hysenin, i cili po përballet me një sëmundje të rëndë.
Haradinaj duke i uruar shërim të shpejtë Hysenit e ka falënderuar stafin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) për kujdesin ndaj pacientëve.
“Sot vizitova mikun tim dhe luftëtarin e lirisë, Avni Hysenin, i cili po përballet me një sëmundje të rëndë. Duke shpresuar për shërimin e tij të shpejtë, falënderova stafin e QKUK-së për kujdesin ndaj tij dhe gjithë pacientëve tjerë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/