Haradinaj viziton familjarët e Vokrrit

11 qershor 2018 | 16:15

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj me kabinetin qeveritar vizituan sot familjarët e Fadil Vokrrit.

Haradinaj shprehi edhe një herë ngushëllime familjes. Haradinaj, ka thënë se Vokrrin e kemi humbur të gjithë, pasi ai ka qenë i të gjithëve dhe jo vetëm i familjes. Haradinaj tutje shtoi se është mjaftë i lumtur që ceremonia e varrimit është organizuar në mënyrën më të mirë të duhur, ashtu siç Fadil Vokrri e ka merituar.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ndër tjerash shtoi se vdekja e legjendës së futbollit të Kosovës është një humbje e madhe dhe se Vokrri ka qenë një njeri i mirë dhe do ta kujtojnë me krenari. Së bashku me Haradinaj dhe Behgjet Pacollin, ishin edhe ministri  Shëndetësisë Uran Ismajli, ministrja e Integrimeve Evropiane, Dhurata Hoxha, si dhe disa ministra të tjerë. (KP)

 

 

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njëzetetetë qytetarë të rajonit të Gjilanit janë hospitalizuar pasi të…