Haradinaj viziton familjet e viktimave të tragjedisë në Gllogjan

18 dhjetor 2021 | 15:17

Kryetari i Aleancës së Ardhmerisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, të shtunën ka shkuar për vizitë te familjet e viktimave që humbën jetën tragjikisht në Gllogjan.

Haradinaj vizitën e tij e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku tha se me famijarët e viktimave është rritur bashkë dhe kanë qenë bashkë edhe gjtë luftës së fundit në Kosovë.

“Sot për vizitë te familjet e viktimave të tragjedisë që ndodhi në Gllogjan disa javë më parë. Me familjet Mustafaj e Hamzaj, jemi rritur, kemi jetuar e kemi ndarë bashkë gëzimet e fatkeqësitë, e ishim bashkë edhe gjatë Luftës Çlirimtare”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Ai po ashtu bëri të ditur se ka vizituar edhe familjen e të plagosurit të kësaj tragjedie.

“Gjithashtu vizitova edhe familjen Turkaj në Dubravë, i biri i të cilëve Flianti, që pësoi në këtë tragjedi, po shërohet e forcohet dita ditës. Gjithmonë bashkë!”, ka shtuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka paralajmëruar se…