Haradinaj viziton Federatën Pan-Shqiptare Vatra në SHBA

07 maj 2022 | 18:24

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Federatën Pan-Shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës “Vatra”.

Haradinaj ka bërë me dije se biseduan së afërmi për zhvillimet e përgjithshme politike në Kosovë dhe rajon, si dhe për rolin e rëndësishëm që ka diaspora, veçanërisht lobi shqiptaro-amerikan.

Postimi i plotë i tij në “Facebook”:

Amerika nuk është vetëm aleati ynë kryesor strategjik. Ajo është atdhe për mijëra e mijëra shqiptarë, që në rrethana të ndryshme u larguan nga vendi, e tanimë kanë jetën e tyre në Shtetet e Bashkuara.

Pata kënaqësinë të vizitoj sot Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”. Biseduam së afërmi për zhvillimet e përgjithshme politike në Kosovë dhe rajon si dhe për rolin e rëndësishëm që ka diaspora, veçanërisht lobi shqiptaro-amerikan.

Ritheksova nevojën e përkrahjes së tyre për Kosovën e sigurt, pjesë të NATO-s, si dhe për ndihmën e nevojshme për zhvillim në shumë fusha, veçanërisht në ekonomi.

Ishte fat historik për shqiptarët, që edhepse bijtë e tyre kaluan Atlantikun, asnjëherë nuk u shkëputën nga trungu, asnjëherë nuk e harruan Atdheun.
Zoti i bekoftë shqiptarët,
Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Njësitet e Doganës së Kosovës kanë organizuar kontroll në nëntë…