Haradinaj viziton kompaninë ‘Birra Peja’, premton mbështetje për prodhuesit e mëdhenj
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot kompaninë ‘Birra Peja’ për të cilën ka thënë se është brend gjysmëshekullor i Kosovës.
Ai ka thënë se vendosmëria për ta avancuar shijen dhe kualitetin e saj është për admirim dhe sipas Haradinajt, falë kësaj pune kemi një produkt që ruan traditën familjare dhe vendit i sjellë miliona të hyra dhe rreth njëmijë të punësuar e të kontraktuar.
Kryeministri ka premtuar përkrahjen e qeverisë për prodhuesit e mëdhenj në krijimin e kushteve dhe lehtësirave fiskale për zhvillimin dhe plasimin e produkteve të tyre.
“Birra Peja është brend gjysmëshekullor i Kosovës. Në një vizitë pune në këtë kompani u njoha për së afërmi me kapacitetet prodhuese, si dhe me parametrat e saj në tregun vendor dhe ndërkombëtar. Vendosmëria për ta avancuar shijen dhe kualitetin e saj është për admirim. Sot, falë kësaj pune kemi një produkt që ruan traditën familjare dhe vendit i sjellë miliona të hyra dhe rreth njëmijë të punësuar e të kontraktuar. Viti i ekonomisë nisi për së mbari, me fillimin e projektit madhor të pavarësimit energjetik të vendit, si hyrje në etapën e një revolucioni të rritjes ekonomike. Përkrahja e Qeverisë për prodhuesit e mëdhenj, si Birra Peja, do të jetë e vazhdueshme në krijimin e kushteve dhe lehtësirave fiskale për zhvillimin dhe plasimin e produkteve të tyre”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/