Haradinaj viziton kompaninë ‘Vipa Chips’: Taksa ndikoi në rritjen e shitjeve të produkteve vendore
“Vipa Chips është brend i besueshëm, që fillon në arat e Pestovës dhe mbështetet në traditën e kultivimit të patatës. Produktet e Pestovës kanë depërtuar edhe në tregjet më të avancuara”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”, kryeministri Ramush Haradinaj pas vizitës që ka bërë në këtë kompani prodhuese, e cila ka mbi 212 të punësuar të rregullt dhe 35 shtesë gjatë zezonës.
Haradinaj ka thënë se nga pronari i kësaj kompanie, Bedri Kasumi, është njoftuar se impakti i reformave fiskale ka qenë i madh dhe klima për veprimtarinë prodhuese në vend është më e volitshme si asnjëherë më parë.
“Pas vendimit për taksën është rritur përqindja e shitjes për muaj, numri i të punësuarve dhe eksporti i prodhimeve vendore. Prodhuesit vendor po ringjallen dhe në Vitin e Ekonomisë ata kanë hyrë me rezultate impresive”, ka thënë kryeministri Haradinaj.
/Epoka e re/