Haradinaj viziton komunën e Fushë Kosovës
18 korrik 2019
| 14:00
Kryeministri Ramush Haradinaj ka vizituar sot komunën e Fushë Kosovës, ku është pritur nga kryetari Burim Berisha.
Kryeministri ka thënë se kjo vizitë ka për qëllim që të njoftohet nga afër me kahet e zhvillimit ekonomik lokal.
“Me kryetarin Burim Berisha, diskutuam për projektet zhvillimore të realizuara deri më tani dhe ato që janë jetike për qytetarët e kësaj komune. Shpreha përkushtimin e Qeverisë që të bëjë pjesën e vet të punës për mënjanimin e barrierave me të cilat përballen komunat në kryerjen e obligimeve të tyre ndaj qytetarëve të vendit”, ka thënë Haradinaj pas takimit.
/Epoka e re/