Haradinaj viziton Legjionin Amerikan, njoftohet për punën që amerikanët bëjnë për veteranët e luftës

24 janar 2025 | 10:18

Në kuadër të vizitës në ShBA, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është ftuar për vizitë në Legjionin Amerikan ku u prit nga drejtori ekzekutiv Mario Marquez, drejtori Joseph C. Sharpe Jr., dhe Besa Pinchoti, shefe ekzekutive e familjeve ushtarake.

“U njoftova lidhur me punën që bëjnë për Veteranët, rregulloret e punës, shtrirjen, si dhe kuadrin ligjor që rregullon funksionimin dhe financimin e kësaj organizate të rëndësishme për veteranët dhe familjet e tyre, si dhe për familjet e të rënëve në mbrojtje të demokracisë, vlerave dhe interesave kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, ka shkuar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Diplomati nga Danimarka, Peter Sorensen, është konfirmuar nga ambasadorët e…