Haradinaj viziton majën e Gjeravicës, zhytet pak edhe në liqen: Uji nuk është i ftohtë

18 korrik 2021 | 13:24

Kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinajt, i pëlqen që fundjavave të dalë nëpër bjeshkë. Dje, ai është ngjitur në majën e Gjeravicës, që konsiderohet si më e larta në Alpet Shqiptare (Bjeshkët e Nemuna).

Këtë ecje, Haradinaj ka thënë se e ka bërë bashkë me disa shokë të tij, ndërsa pas ngjitjes, ai është zhytur në liqen, duke i treguar njërit prej bashkëpjesëmarrësve se “uji nuk është i ftohtë”.

“Data 17 korrik e vitit 2021. Sot e kemi ngjitë majën e Gjeravicës. Pas një kohe, u bëra bashkë edhe me disa shokë të mi. Zoti u dhashtë bereqet. Edhe uji koka i mirë. Kjo video iu dedikohet krejt atyre që kanë pasur qejf me qenë, e s’kanë mujt. Shihemi”, ka thënë Haradinaj.

Maja e Gjeravicës gjendet në perëndim të Kosovës, përkatësisht në vargun e maleve që e ndajnë kufirin shtetëror të Deçanit me Shqipërinë. Ajo është njëra nga atraksionet turistike më të vizituara nga alpinistët në Kosovë.

 

 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka qenë i pranishëm në…