Haradinaj viziton ministrin Mustafa: Të mos lejojmë asnjë vakuum potencial
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot ministrin e ri të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se në fazën kur Kosova po i përmbyll temat nacionale dhe ato të karakterit ndërkombëtar, është e domosdoshme të mos lejohet asnjë vakuum potencial.
“Në etapën kur Kosova po i përmbyll temat nacionale dhe ato të karakterit ndërkombëtar, me fokus liberalizimi i vizave dhe anëtarësimi i vendit tonë në Interpol, është e domosdoshme të mos lejojmë asnjë vakuum potencial. Sot, në Ministrinë e Brendshme, nga ministri Ekrem Mustafa kërkova bashkërendim proaktiv ndërinstitucional në luftimin e të gjitha formave të krimit dhe në ruajtjen e rendit publik. Gjatë kësaj vizite pune, u binda se të gjithë akterët relevantë të rendit janë në nivel të detyrës në shërbim të stabilitetit dhe sigurisë në vend”, ka shkuar Haradinaj.
/Epoka e re/