Haradinaj viziton një familje në Klinë për Pashkë: Festofshim të bashkuar gjithmonë!

20 prill 2025 | 15:56

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar familjen e Don Fran Kolaj në Zllakuqan të Klinës me rastin e festës së Pashkëve, duke theksuar vlerën e traditës së bashkëjetesës ndërfetare tek shqiptarët.

“Shqiptarët, brez pas brezi, kanë kremtuar bashkë festat fetare të njëri-tjetrit. Kjo pasuri është ndër vlerat më unike të së kaluarës dhe të sotmes sonë si popull,” ka shkruar Haradinaj në një postim në Facebook.

Ai përmendi lidhjen e fortë që tha se ka me familjen Kolaj, që siç tha, ishte e pranishme edhe në kohët më të vështira: “Ashtu siç ishim bashkë me brezin e vjetër në kohë të vështira, jemi bashkë edhe sot, në liri e në gëzime.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia për mbrojtje civile në Gazë tha se nga sulmet…