Haradinaj, viziton odën e ditëve të lavdisë në Vlahën: Baci Avdi mungon, Luani na bën rojë

16 korrik 2021 | 21:51

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka bërë një vizitë në Kukës, e këtë vizitë Haradinaj e konsideroi shumë emocionale e të lidhur me kujtime të kohëve të vështira për Kosovën.

Ai në Vlahen të Hasit ka vizituar zonjën Mejreme me të bijtë, Haradinaj ka shpërndarë një foto në Facebook me zonjën Mejreme dhe të bijtë e saj Yllin e Ilirin, familjarë të Avdi Sokolit, i cili në kohë të luftës ka pritur në shtëpinë e tij shqiptarë nga Kosova të dëbuar nga pushtuesit serb gjatë luftës, e po ashtu në këtë shtëpi  gjetën strehë edhe luftëtarë të Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës.

Avdi Sokoli jo vetëm që kishte ndihmuar ushtarët , por e kishte edhe të birin Yllin, të veshur në uniformën e Ushtrisë Ҫlirimtare të Kosovës.

Haradinaj ka bërë të ditur se familja e Ali Sokolit, i cili tani më nuk jeton, i janë gjetur afër në kohë të vështira, pas rënjes së Luanit.

Ajo çka bie në sy në foton të cilën ka shpërndarë Haradinaj, është fotografia e Luanit e cila gjendet e varur në odën e familjes Sokoli.

“Në Vlahen të Hasit, në odën e ditëve të lavdisë, me zonjën Mejreme, Yllin e Ilirin. Baci Avdi mungon. Luani na bën rojë!”, ka shkruar Haradinaj, krahas fotografisë së shpërndarë në Facebook.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aeroplani i pasagjerëve An-28, i cili humbi lidhjen me radarët…