Haradinaj viziton për Krishtlindje dy familje atdhetare në Zllakuqan e Bardhaniq

25 dhjetor 2022 | 17:34

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar dy familjet atdhetare të Don Franë Kolajt në Zllakuqan të Klinës dhe Nikë Hajdarajt nga Bardhaniqi i Gjakovës, me rastin e festës së Krishtlindjes.

“Sot kisha kënaqësinë që të qëndroja në Zllakuqan, në familjen e Don Franë Kolaj, familje atdhetare me të cilën ndajmë miqësinë që nga ditët e lavdisë. Po ashtu, isha për vizitë te familja e mikut tim, Nik Hiseni, një burrë i dëshmuar në ditët e vështira. Vazhdova më pas në familjen atdhetare të Heroit të kombit, Nikë Hajdaraj, nga Bardhaniqi i Gjakovës, në një ambient të ngrohtë e mikpritës. Të bekuar me vlerat unike të kombit tonë, mikpritjen, bujarinë dhe harmoninë fetare që është trashëgimi e jona e përhershme”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është nxjerr i gjallë nga një kanal. Ai…