Haradinaj viziton prindërit e Hashim Thaçit

18 gusht 2021 | 15:21

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, sot ka vizituar prindërit e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili gjendet në paraburgim në Hagë.

Me këtë rast, Haxhi dhe Hyre Thaçit, ai u ka ndarë medaljen “Me besim në Zot, atdhe e shtet”.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se beson fuqishëm në drejtësinë ndërkombëtare dhe pafajësinë e Hashim Thaçit dhe të gjithë bashkëluftëtarëve.

 

Postimi i potë i Haradianjt:

Sot kisha nderin që me bashkëpunëtorë, ta vizitoj familjen e Haxhi dhe Hyre Thaçit, prindërit e Presidentit Hashim Thaçi.

Njëherësh për ta kam ndarë medaljen “ME BESIM NË ZOT, ATDHE E SHTET” për kontribut të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare.

Themeli i lirisë dhe Shtetit të Kosovës është Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, udhëhequr nga Komandanti Legjendar Adem Jashari.

Luftë më të drejtë, më të pastër e më fisnike, për çlirim nga pushtimi i egër millosheviqian, nuk do të njohë asnjëherë njerëzimi.

Përtej dallimeve politike, unë besoj fuqishëm në drejtësinë ndërkombëtare, pastërtinë e luftës sonë dhe pafajësinë e të gjithë bashkëluftëtarëve, në këtë rrafsh edhe të Hashim Thaçit!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas rritjeve të rasteve me Covid, ku vetëm sot janë…