Haradinaj viziton Rahovecin
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar sot Komunën e Rahovecit, ku është pritur nga kryetari i saj, Smajl Latifi.
Ky i fundit ka treguar se fokus kryesor i takimit ishte diskutimi mbi gjendjen aktuale në Komunën e Rahovecit, pas pandemisë së shfaqur Covid-19.
“Kryetarin Haradinaj e njoftova për masat e ndërmarra nga Komuna e Rahovecit për parandalimin e përhapjes së infeksionit Covid-19, i rikonfirmova se situata në Komunën e Rahovecit është e qetë dhe stabile, dhe se Shtabi i Posaçëm Emergjent po punon me përkushtim në zbatimin e të gjitha masave preventive dhe në menaxhimin e situatës së krijuar”, ka thënë Latifi.
Ai ka shtuar se ky takim i përbashkët, edhe njëherë vuri në dukje se Haradinaj vazhdon të jetë pranë tyre edhe në situatat më të vështira.
Ndërkaq kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur vlerësim jashtëzakonisht pozitiv për punën përgatitore të Komunës së Rahovecit dhe menaxhimin e situatës me përgjegjësi dhe efikasitet.
/Epoka e re/