Haradinaj viziton shtëpizën “Autizmi Flet”
22 dhjetor 2022
| 13:45
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar shtëpizën “Autizmi Flet” në Tregun e Fundvitit në Prishtinë, për të shprehur përkrahjen ndaj të rinjve dhe të rejave të cilët ofrojnë shërbime për fëmijët me autizëm.
“Me këtë rast përgëzova stafin dhe vullnetarët e organizatës ‘Autizmi Flet’ për kauzën e tyre humane. Të gjithë ata që përkujdesen për këta fëmijë i falënderoj nga zemra. Puna dhe kujdesi ndaj tyre është vërtetë një humanizëm i jashtëzakonshëm”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.