
Haradinaj viziton Tërnavën: I lumtur që e pashë në gjendje të mirë shëndetësore
14 shtator 2023
| 15:13
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava pasi ky i fundit ka pasur probleme shëndetësore.
Kështu ka bërë të ditur vetë Haradinaj pas vizitës përmes një postimi në llogarinë e tij në “Facebook”.
“Sot pata nderin dhe kënaqësinë që me mikun tim Behgjet Pacolli, në selinë e Bashkësisë Islame të Kosovës të takoj myftiun Naim Tërnava, pas një periudhe të vështirë shëndetësore”.
“I lumtur që e kam parë në gjendje të mirë dhe shpresoj që shëndeti i tij të vazhdojë të përmirësohet. Faleminderit Myftiut dhe bashkëpunëtorëve të tij për mikpritjen e ngrohtë”, ka thënë Haradinaj.