Haradinaj: Vlerësimi i Kosovës nga ShBA-ja për luftën kundër terrorizmit, arritje e madhe
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim koordinatorin Nacional kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, Fatos Makolli, me të cilin ka biseduar për raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASh), sipas të cilit Kosova ka shënuar progres në luftimin e kësaj dukurie.
Haradinaj ka theksuar se ka thënë se është e arritur e madhe për Kosovën, që vlerësohet në këtë mënyrë, duke u bërë lider rajonal, përkrah ShBA-së në luftën globale kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.
“Raporti Departamentit të Shtetit, dedikuar përpjekjeve të vendeve për luftë kundër terrorizmit, e ka vlerësuar angazhimin institucional të Kosovës, për të cilin angazhim ka konstatuar se vendi ka shënuar progres në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Përkitazi me këtë të arritur, sot zhvillova një takim pune me Koordinatorin Nacional kundër ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit z. Fatos Makolli, me të cilin diskutuam të gjeturat e këtij raporti dhe të cilin e falënderova, duke i dhuruar librin për Skënderbeun, për punën e përkushtimin e tij dhe të institucioneve përcjellëse në këtë fushë”.
“Është e arritur e madhe për Kosovën, që sot vlerësohet në këtë mënyrë, duke u bërë lider rajonal, përkrah aleatëve tanë në krye me ShBA-të, në luftën globale kundër terrorizmit dhe ekstremizmit”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/