Haradinaj vlerëson kontributin e suksesshëm të ndërmarrësit Labinot Demaliaj
15 shtator 2022
| 21:28
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar kontributin që po jep Labinot Demaliaj si ndërmarrës i suksesshëm në mërgim, në Suedi.
Haradinaj ka theksuar se Labinoti është një shqiptar i zoti, ndërmarrës i suksesshëm që deri tani ka krijuar qindra vende të punës.
“Në familjen Demalijaj, te Labinoti, një shqiptar i zoti, ndërmarrës i suksesshëm që deri tani ka krijuar qindra vende të punës”.
“Ai mërgoi shumë i ri në moshë, por asnjëherë nuk harroi vendlindjen, zakonet e traditat shqiptare. Krenar me arritjet e bashkatdhetarëve tanë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.