Haradinaj vlerëson miqësinë e përhershme dhe të fortë me Turqinë
30 gusht 2024
| 11:15
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në shënimin e Ditës së Fitores së Republikës së Turqisë.
Haradinaj ambasadorit Angılı i ka shprehur urimet më të përzemërta për këtë ditë më rëndësi për shtetin dhe popullin turk.
“Pata kënaqësinë që me ftesë të ambasadorit turk në Kosovë, z. Sabri Tunç Angılı, të marr pjesë në shënimin e Ditës së Fitores së Republikës së Turqisë. Ambasadorit Angılı i shpreha urimet më të përzemërta për këtë ditë më rëndësi për shtetin dhe popullin turk, me dëshirën për prosperitet dhe paqe. Po ashtu, theksova miqësinë e përhershme dhe të fortë që lidh shtetin tonë me Turqinë, e cila gjithmonë ka qenë përkrahëse e pakursyer në të gjitha proceset e shtetndërtimit”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.