Haradinaj: Vota e Parlamentit të Maqedonisë, lajm i mirë edhe për Kosovën e rajonin

20 tetor 2018 | 10:14

Kryeministri Ramush Haradinaj ka uruar për votimin e mbrëmshëm në Parlamentin e Maqedonisë, ku u votua pro ndryshimeve kushtetuese për ndryshimin e emrit të Maqedonisë, bazuar në marrëveshjen e arritur me Greqinë.

“Vota e Parlamentit të Maqedonisë në mbështje të fillimit të procedurave kushtetuese për ndryshimin e emrit, është lajm i mirë edhe për Kosovën e rajonin”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”. 

Ai ka shkruar se vizioni, guximi dhe pjekuria politike e lidershipit dhe popullit të Maqedonisë ishin vendimtare për t’u ngritur mbi të kaluarën jo të lehtë historike, dhe për t’i dhënë fund njërës prej mospajtimeve më të vështira në rajon. 

“Orientimi euro-atlantik i shteteve të Ballkanit Perëndimor është jetik në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon”, ka deklaruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pasi në Kuvendin e Maqedonisë votuan pro 80 deputetë, 2/3…