Haradinaj: Vrasja e Al-Baghdadit, moment historik drejt fitores ndaj ISIS-it dhe terrorizmit

28 tetor 2019 | 12:10

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se vrasja e udhëheqësit të grupit militant të Shtetit Islamik (ISIS) Abu Bakr al-Baghdadi është moment historik drejt fitores ndaj terrorizmit.

Haradinaj ka thënë se Kosova do të mbetet partner i besueshëm dhe qëndron e paluhatur në rreshtin e Koalicionit Global Kundër Terrorizmit, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Operacioni i Ushtrisë Amerikane për vrasjen e udhëheqësit të grupit militant të Shtetit Islamik (ISIS) Abu Bakr al-Baghdadi është moment historik drejt fitores ndaj ISIS dhe terrorizmit. Kosova do të mbetet partner i besueshëm dhe qëndron e paluhatur në rreshtin e Koalicionit Global Kundër Terrorizmit, nën udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vetëm pak orë kanë kaluar nga vdekja e Abu Bakr…