Haradinaj: Vrasja e Qassim al-Rimi, lajm i mirë
07 shkurt 2020
| 10:39
Ish-kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se konfirmimi zyrtar nga Uashingtoni se Qassim al-Rimi, udhëheqësi i grupit terrorist al Qaeda në Gadishullin Arabik është vra në sulmin ajror në Jemen, është një lajm i mirë dhe shumë pozitiv për paqen dhe sigurinë anembanë botës.
“Kosova, me nder dhe përkushtim, qëndron përkrah ShBA-së, në luftën e saj kundër terrorizmit si dhe angazhimit për sigurimin e një bote të lirë, demokratike e paqësore”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/