Haradinaj, Vuçiqit: Nuk jemi duarbosh
Kryeministri Ramush Haradinaj ka dhënë një intervistë për televizionin Z1 të Kroacisë ku foli rreth situatës politike në Kosovë.
Haradinaj sërish ka thënë se korrigjimi i kufijve nuk mund të ndodhë dhe se Serbia është vetëm duke humbur kohë, transmeton ‘Klan Kosova’.
“Kosova ka ushtrinë e vet dhe Serbia nuk mund të na dëmtojë”, ka thënë Haradinaj.
“Në qoftë se ata kanë diçka kundër nesh, edhe ne nuk jemi duarbosh”, ka thënë ai duke i dërguar porosi të qarta kryeministrit serb, Aleksandër Vuçiq.
Haradinaj ka deklaruar se ka edhe një bashkëpunim ushtarak me Kroacinë por se nuk i pëlqen të flasë rreth saj pasiqë kanalet veçse ekzistojnë.
“Beogradi po vazhdon fushatën e Luftës së Ftohtë kundër Kosovës”.
I pari i Qeverisë së Kosovës për televizioni kroat tha se taksa ndaj produkteve serbe tanimë është një realitet.
“Ata nuk besonin se ne do t’i vendosnim taksën, por ata humbën një të katërtën e tregut gjatë natës. Tani ata do të kenë më pak para për të blerë armë në Moskë dhe më pak para për pagat e ushtarëve”, ka thënë ai.
Haradinaj ka thënë se ky është një rast i mirë për Kroacinë sepse tani ata mund kualifikohen për të importuar produkte në Kosovë.
Ai krejt në fund e ka përshendetur edhe shokun e tij kroat, gjeneralin Antu Gotovinu.