Haradinaj: Vushtrria u çlirua si rezultat i heroizmit të të rënëve për liri
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, duke kujtuar 20-vjetorin e çlirimit të Vushtrrisë, ka thënë se ky çlirim ka ndodhur si rezultat i përpjekjeve dhe heroizmit të të gjithë të rënëve për liri dhe çlirim.
“Sot bëhen 20 vjet nga çlirimi i komunës së Vushtrrisë që erdhi si rezultat i përpjekjeve dhe heroizmit të të gjithë të rënëve për liri dhe çlirim. Në këtë ditë të veçantë për qytetarët e Vushtrrisë, po i nderojmë të gjithë njerëzit që nuk kursyen asgjë për ta bërë lirinë dhe pavarësisë e tokave shqiptare sikurse sot duke përuruar sheshin dhe shtatoren e njërit nga figurat më të shquara që njeh historia Hasan Prishtina në Vushtrri, veprimtarit të palodhur për çështje kombëtare!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/