
Haradinaj: Welcome back, President Clinton!
11 qershor 2019
| 13:09
Mirëseardhje ish-presidentit amerikan Bill Clinton në Kosovë i ka uruar kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj.
Në llogarinë e tij në “Facebook”, Haradinaj ka postuar një fotografi të mikut të madh të popullit të Kosovës me mbishkrimin: “Mirë se erdhe sërish, Presidenti Clinton”, duke ia bashkangjitur këtij postimi edhe dy flamuj, atë të Kosovës dhe të ShBA-së.