Haradinaj: Xhavit Haziri ishte një nga veprimtarët më të devotshëm të çështjes kombëtare

03 shtator 2019 | 15:05

Pas zbulimit të shtatores së heroit Xhavit Haziri në Obiliq, kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj, ka thënë se ai ishte një nga veprimtarët më të devotshëm të çështjes sonë kombëtare.

“E kemi për nder që pasardhësit tanë të mësojnë për rrugëtimin e lavdishëm të atyre që i dolën zot Atdheut, përmes mishërimit të tyre në bronz, siç ishte një nga veprimtarët më të devotshëm të çështjes sonë kombëtare, Hero i Kosovës, Xhavit Haziri. Përulem me respekt para jetës dhe veprës së tij”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/

Image may contain: 4 people, sky and outdoor

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme (MPB), Ekrem Mustafa,…