
Haradinaj: Zahiri dhe bashkëluftëtarët e tjerë janë shembuj të atdhedashurisë
01 nëntor 2019
| 10:33
Me rastin e ditëlindjes së 57-të të heroit Zahir Pajaziti, kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj ka bërë homazhe te busti i tij në Prishtinë.
Haradinaj ka thënë se heroi Zahir Pajaziti zë vend meritor në historinë e lavdishme të Kosovës, për të nderuar me përulje figurën e tij.
“Zahiri dhe bashkëluftëtarët e tjerë janë shembuj të atdhedashurisë dhe vetëmohimit, në kërkim të lirisë dhe të drejtës së shqiptarëve. Ideali i Zahirit do të jetë gjithmonë pikëmbështetje e vizionit tonë për Kosovën”, ka thënë Haradinaj.