Haradinaj: Zahiri, Edmondi dhe Hakifi ishin bërë një për lirinë e atdheut
31 janar 2024
| 12:19
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka kujtuar të mërkurën Zahir Pajazitin, Hakif Zejnullahun dhe Edmond Hoxhën, në 27-vjetorin e rënies së tyre.
Haradinaj ka thënë se Zahiri, Edmondi dhe Hakifi ishin bërë një për lirinë e atdheut.
“Zahiri, Edmondi dhe Hakifi, ishin bërë një për lirinë e atdheut. Ideali i tyre mbetet përherë në themelet e të sotmes dhe të ardhmes sonë. Me përulje e krenari do i kujtojmë gjithmonë!”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.