Haradinaj: Zahiri, Edmondi dhe Hakifi, shembuj të atdhedashurisë

31 janar 2021 | 13:52

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka përkujtuar Zahir Pajazitin, Edmond Hoxhën dhe Hakif Zejnullahun, duke theksuar se njëzetekatër vite më parë ata u shndërruan në pikëmbështetje të vizionit tonë për Kosovën.

“Shembuj të atdhedashurisë dhe vetëmohimit, në kërkim të lirisë dhe të drejtës së shqiptarëve.
Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha dhe Hakif Zejnullahu, njëzetekatër vite më parë u shndërruan në pikëmbështetje të vizionit tonë për Kosovën. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është duke pritur…