
Haradinaj: Zahiri, Hakifi dhe Edmondi do të jenë përherë në kujtesën tonë
31 janar 2018
| 09:59
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit Zahir Pajaziti në 21-vjetorin e rënies së tij me bashkëluftëtarët Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.
“Vepra e heronjve të kombit mbeten frymëzim dhe udhërrëfyes për të gjithë brezat që pasojnë. Zahiri, Hakifi dhe Edmondi do të jenë përherë në kujtesën tonë. Lavdi e përjetshme!”, ka thënë Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.