Haradinaj: Zëri i çjerrët i Albinit dëshmon panikun që e ka kapur atë

20 janar 2025 | 16:34

Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka marrë pjesë në mbledhjen e Shtabit Zgjedhor në Prishtinë në vazhdën e mobilizimit për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Haradinaj ka thënë se ky mobilizim është garancia jonë se më 9 shkurt do të bëjmë një hap të madh përpara për vendin tonë.

“Sot, në takim me shtabin zgjedhor në Prishtinë dhe miq e aktivistë të Aleancës në kryeqytet, u dëshmua fuqia dhe mobilizimi që mbizotëron për Kosovën Fituese. Ky mobilizim është garancia jonë se më 9 shkurt do të bëjmë një hap të madh përpara për vendin tonë. Bashkë, më 9 shkurt, do të tregojmë se Kosova fiton”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka shtuar se kudo në vende demokratike ndryshimet ndodhin përmes votimit.

“I falënderova për angazhimin e jashtëzakonshëm dhe i sigurova se do bashkërugëtojmë në këtë proces që po merr formën e referendumit. Në një shtet normal dhe demokratik, është e vetmja rrugë me e ndryshu gjendjen nëpërmjet votimit. Zëri i çjerrë i Albinit dëshmon panikun që e ka kapur”, është shprehur Daut Haradinaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori i Brugge, Ardon Jashari, ka folur në konferencë për…