Haradinaj, zëvendëskomandati i KFOR-it dhe gjenerali amerikan nderojnë dëshmorët në Gllogjan
26 maj 2019
| 12:11
Kryeministri Ramush Haradinaj së bashku me zëvendëskomandatin e KFOR-it, gjeneralin amerikan John Boyd, sot në Gllogjan kanë bërë homazhe në përvjetorin e rënies së heronjve të Kosovës, Arben e Luan Qerimaj.
“Me nderimet më të larta kujtojmë sot edhe bashkëluftëtarët e tyre të rënë po në këtë ditë, Rexhep Tafa, Bislim Alijaj dhe Haki Krasniqi. Luftës sonë për liri e dinjitet këta djem trima ia shtuan pushkët e tyre për të rënë në mbrojtje të së drejtës sonë. Heroizmi i tyre do të na shërbejë përherë si burim për fuqizimin e shtetit të Kosovës. Lavdi e përjetshme!”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/