Haradinaj: Zgjedhjen e kryeparlamentarit s’e pengojmë, me Limajn s’kam pasur takim

15 prill 2025 | 10:22

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se partia e tij nuk do të pengojë zgjedhjen e kryeparlamentarit sot.

“Sa na përket neve për kryetar të Kuvendit ne nuk bëjmë pengesë”, ka thënë Haradinaj derisa po hynte në Kuvend për seancën konstituive.

Haradinaj ka thënë se s’është takuar me partnerin e koalicionit, Fatmir Limaj, me të cilin i hyri garës zgjedhore.

“Takim me Limajn s’kam pasur”, ka thënë Haradinaj.

Ai ka thënë se s’do të ndahen nga opozita.

“Do të jetë qëndrim i përbashkët i opozitës, PDK, LDK dhe ne. Nuk do të ndahemi, por në parim ne jemi për, nuk kemi asgjë kundër, por nuk do të ndahemi nga opozita”.

“Kemi komunikuar me telefon dhe kemi pasur biseda të vazhdueshme”, është shprehur Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se sot do të mbyllet…