Haradinaj zotohet: Do të bëj të pamundurën që të miratohet ligji për pensionimin e parakohshëm në polici
Daut Haradinaj, kandidat i AAK-së për deputet të Kuvendit të Kosovës, ka shkruar në lidhje me ligjin për pensionimin e parakohshëm të policëve.
Ai ka shkruar se çdo ditë po takon oficerë që po vuajnë nga mungesa e këtij ligji.
Haradinaj është zotuar që do ta bëjë të mundur që ky ligj të miratohet.
“Ka vite që e kam ngritur zërin për miratimin e ligjit për pensionimin e parakohshëm të Policisë. Çdo ditë po takoj oficerë që po e vuajnë mungesën e këtij ligji. Si rezultat i kësaj, ne kemi policinë me moshën mesatare më të lartë në rajon. Ky ligj kërkon miratimin urgjent nga Parlamenti i Kosovës dhe nuk duhet të mbetet në sirtar, pasi ka qenë i gatshëm që nga viti 2020. Miratimi i këtij ligji do të ndihmonte drejtpërdrejt mbi tre mijë policë dhe do të krijonte hapësirë për angazhimin e mbi tre mijë të rinjve, të cilët mezi presin të jenë në shërbim të vendit. Ju jam zotuar se do të bëj të pamundurën të mundur që ky ligj të miratohet dhe që të gjithë policët të kenë paga dinjitoze dhe trajtim meritor në bazë të shërbimit të tyre. Krenar me simbolin e sigurisë – Policinë tonë!”, ka shkruar Haradinaj.