Haradinaj: ZRrE-ja e kthyer në instrument të qeverisë, i dha tjetër goditje qytetarëve të Kosovës

11 prill 2025 | 16:29

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vendimit për rritjen e çmimit të rrymës.

Ai ka thënë se ZRrE-ja që është instrument në duart e qeverisë, i ka dhënë tjetër goditje qytetarëve.

“Vendimi i sotëm i Zyrës së Rregullatorit për Energji për rritjen e serishme të çmimit të rrymës është një tjetër goditje për qytetarët e Kosovës dhe një favor i hapur për klikën mafioze energjetike të instaluar nga kjo qeveri. ZRrE-ja, e cila është kthyer në një instrument në duart e qeverisë Kurti, sot ka konfirmuar se nuk vepron më në interes të konsumatorit, por është shndërruar në mekanizëm për të justifikuar vjedhjen dhe keqpërdorimin në tregun e energjisë. Aferat me shitblerjen e rrymës nuk janë më vetëm dyshime, për to tashmë ka të dyshuar konkretë, njerëz të afërt me kryeministrin! Ndërkohë që shumë familje mezi përballojnë faturat, këta vazhdojnë të pasurohen përmes rrugëve të paligjshme dhe të turpshme. Ata që janë zhytur në këto afera do të japin llogari para drejtësisë”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka…