Haradinaj zyrtarizon kandidaturën e Dreshajt për deputet

06 janar 2021 | 15:11

Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zyrtarizuar kandidaturën për deputet anëtarit të kësaj partie, Gani Dreshaj.

Haradinaj nëpërmjet llogarisë se vet në “Facebook” ka njoftuar për zyrtarizimin e tij, teksa ka thurur lavde për Dreshajn.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Gani Dreshaj tash e sa kohë është pjesë e rrugëtimit tonë të përbashkët politik.

Përkrahës i proceseve për lirinë dhe pavarësinë e vendit. Humanist i devotshëm, që gjithëherë ishte pranë njerëzve në nevojë. Ndërmarrës i suksesshëm që hapi shumë vende pune.

Lista e Aleancës edhe në këto zgjedhje, do ketë njerëz të vlefshëm si Ganiu, që kontribuan shumë për vendin.

Na priftë e mbara!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, një ditë pasi…