Haradinajt i dhanë emër dhe i rrinë bukur Lirisë!
Veprimtari i qështjes kombëtare, Halil Selimi i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ka vizituar Nasim Haradinajn në Gllogjan, pas lirimit të tij nga burgu i Hagës.
“Pinjoll i denjë i të madhit Ismail Haradinaj, njeriut emblematik të intelektualit, atdhedashurisë, edukatorit, frymëzuesit, patriotit dhe luftëtarit të lirisë!”, ka shkruar Selimi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Njoftimi i plotë i tij:
Haradinajt i dhanë emër dhe i rrinë bukur Lirisë!
Me Nasimin & Xhejlonen sikur u rinjohëm sot, në votrën e ngrohtë sa shpirti i tyre prej luftëtari të paepur të lirisë, të cilët nuk i mposhtën kurrë vështirësitë, por vetëm sa i kalitën që nga adoloshenca e frymëzuar me Shqipëri??
Pinjoll i denjë i të madhit Ismail Haradinaj, njeriut emblematik të intelektualit, atdhedashurisë, edukatorit, frymëzuesit, patriotit dhe luftëtarit të lirisë! Kosova ka nevojë për njerëz si Ti, miku im, Nasim! Haradinajt i dhanë emër dhe i rrinë bukur Lirisë!