Haradinajt i mungojnë shumica e ministrave, dështon mbledhja e Qeverisë
04 maj 2018
| 14:53
Mbledhja e Qeverisë e paraparë të mbahet në orën 14:00, është shtyrë për të martën, për shkak të mungesës së shumicës së ministrave.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka paralajmëruar lirimin nga detyra të ministrave që mungojnë në mbledhje të Qeverisë.
Dështimi i mbledhjeve te ekzekutivit për arsye të mungesës së ministrave është i rrallë.
/Epoka e re/