Haraidinaj: Kosova është gati që ta dërgojë FSK-në për gjetjen e Floriana Ismailit
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë me dije se shteti ynë është i gatshëm që ta dërgojë FSK-në për gjetjen e Floriana Ismailit e cila konsiderohet e zhdukur në Liqenin Como që nga e dita e shtune.
“Kosova është gati që ta dërgojë FSK-në për gjetjen e Floriana Ismailit. I shqetësuar me lajmin për humbjen e Floriana Ismailit, që konsiderohet e zhdukur që nga e shtuna në Liqenin Como, sot i kam shkruar letër ambasadorit zviceran në Kosovë, Jean-Hubert Lebet. Si një vend partner me Zvicrën, pas konsultimit me Ministrinë e Mbrojtjes, kam shprehur gatishmërinë, që njësia e specializuar e Forcës së Sigurisë së Kosovës për Kërkimin dhe Shpëtimin të marrë pjesë në operacionin për shpëtimin e futbollistes së kombëtares zvicerane në futboll”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/