Haraqija e kujton Rugovën me videon nga pishina në Majorka

09 korrik 2022 | 20:31

Ish-ministri i Kulturës dhe funksionari i LDK-së për disa vite, Astrit Haraqija është duke i shijuar pushimet në Palma de Majorka të Spanjës, prej ku ka publikuar një video me një poezi të shkruar nga ish-presidenti Ibrahim Rugova.

Përveç poezisë së Rugovës, të shkruar më 12 qershor të vitit 1999, Haraqija, në një pishinë private, ka lëshuar edhe këngën “Kur ka ra Kushtrimi n’Kosovë”, një këngë që pëlqehej nga presidenti Rugova.

Poezia që e ka publikuar Haraqija, bashkë me videon:

Të lutemi o Zot

Për lirinë që na fale

Të lutemi o Zot

Për kthimin tonë

Në Kosovën tonē

Në tokën tonë

Të falemi ty

Për këtë mrekulli

O Zot

( I.R )

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Punëve të Jashtme dhe ish-Koordinatori Shtetëror për Dialog…