Haraqija: Isa Mustafa nuk është i interesuar të jetë president i vendit
06 dhjetor 2019
| 00:10
Anëtari i LDK-së, Astrit Haraqija, ka thënë në emisionin DPT te Fidani në T7 se Isa Mustafa nuk është i interesuar të jetë president i vendit.
“Isa Mustafa nuk është i interesuar të jetë president i vendit”, ka thënë ai.
“Nuk është diskutuar asnjëherë puna e postit të presidentit. Unë kam informata të mija megjithëse nuk jam më person që merr vendime brenda LDK-së”.
“Problemi është se nëse ti pe don kryeministrin, atëherë pse po të pengon posti i presidentit. A po e doni ende Hashim Thaçin?”