Haraqija: Qeveria e re nuk ndërtohet me ata që bëjnë filma me miqtë ndërkombëtarë
Ish-Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve dhe ish zyrtari i lartë i LDK-së Astrit Haraqija ka folur në media, pas një pauze 3 vjeçare.
I ftuar në ‘RADIO 1’, ish-Ministri , ka folur për zhvillimet politike aktuale në vend, ndërsaqë ka komentuar edhe veprimet e kreut aktual të subjekteve opozitare. Ai akuzon opozitën që me veprimet e saja po e lë në pushtet Albin Kurtin.
‘Kjo LDK që po e shohim, të cilën unë e respektojë si kryesi dhe si kryetar i dal nga Kuvendi Lumiri, (siç edhe ka thënë presidenti i ndjerë, që institucionet dhe hierarkinë duhet respektuar kudo), ka gjasa shumë reale të shkojë vet por edhe te ketë bashkëpunim me PDK-në. Këtu një problem del nga AAK. Ramushi, me informacione të sigurta ju them, për një vit ka, që ka negociata me Vetëvendosjen. Ta lëmë ne si shahen në media. Nëse LDK e PDK e llogarisin edhe AAK, përballë Kurtit, siç po mendojnë, atëherë, me Ramushin e kanë ma ndryshe.’-deklaroi Haraqija në ‘RADIO 1’.
Ish-Ministri dhe ish-zyrtari i lartë i LDK-së sqaron zërat që e shohin të pamundur një formulë VV – AAK.
‘Po unë veç ju kujtoj në studio juve që hamendni e edhe plot tjerëve. A janë këta, a ishin bashkë në 2015, kundër LDK-së e kryeministrit Mustafa. Ky Albin qitke (petarda), ky Ramush i rrinte si bodyguard. Hiq se kanë problem me qenë bashkë nëpër ministri edhe kjo po dihet.’-shton ai.
I pyetur, se sa të sigurta janë këto deklarime, Haraqija thotë se për të njejtat janë dijeni edhe Kurti vet, edhe Lumiri e Memli.
‘Dëgjoni, asnjë sinjal nuk bëhet pa Kurtin, e jo bash gjithëçka Kurti e ndanë me krejt partinë. Në anën tjetër LDK-së i duhet me patjetër të bëjë diçka, sepse aty e kanë edhe në statut, që nëse kryetari, tash Lumiri nuk del i pari, duhet të jap dorëheqje. Në anën tjetër Memli, një djal i mirë nga një baba shumë i mirë, por fuqinë politike brenda PDK-së, nuk e di si qëndron, e di ai vet, poaq ka interes të bëjë lëvizje dhe kjo punë del e kryer.’-shprehet ish-ministri Haraqija.
Haraqija tutje thotë se Vetëvendosje, asnjëherë më nuk do mund të ndërtojë e vetme institucionet dhe për këtë sipas tij, vet sondazhet e tyre reale, tregojnë.
‘Albini, Dejona, i kanë në dorë matjet reale. Nuk e kalojnë 35 deri 39% në asnjë mënyrë.’-shtoi ai.
Duke qenë pjesëmarrës në përurimin e shtatorës së presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova në Pejë, bashkë me familjen e Presidentit, Teutën dhe Ukën, ish-ministri militant i LDK-së, Astrit Haraqija, ka pasur porosi edhe për kryetarin e Pejës Gazmend Muhaxheri.
‘Pavarësisht nga ajo që është thënë dikur, Gazin e përgëzoi për shtatoren së presidentit historik doktor Rugova në Pejë. E porosis kryetarin e Pejës Muhaxheri që nga një të tillë, në Pejë, tua ngrisë edhe prof. Ymer Muhaxherit dhe Ramiz Zekës. Këtu po flas si pioner i LDK-së në themelim dhe si dyshi ose treshi për kohë të gjatë që kam qenë afër presidentit. këta dy e meritojnë, kush nuk di diçka, unë ju tregoi përse.’-tha Haraqija.
Ish-Ministri me vath, ka folur edhe për zhvillimet aktuale rreth rastit Pal Lekaj si dhe për dukuritë që po ndodhin në qeverinë e tashme.