Harden: Duam titullin, ja pse dështuam sezonin e fundit

20 gusht 2021 | 15:12

Ekipi i Brooklyn Nets konsiderohej si favorit kryesor për fitimin e titullit kampion në NBA sezonin e kaluar.

Në përbërje të kësaj skuadre ishin 3 yje: Kevin Durant, Kyrie Irving dhe James Harden. Gjithsesi, problemet e shumta me dëmtimet pati kjo skuadër bënë që objektivi i titullit të dështojë.

James Harden, i njohur në nofkën “Mjekra”, duke folur për sezonin e tij të parë me Nets, ka thënë: “E konsideroj pozitiv. Unë erdha në mes të sezonit, Durant ishte i dëmtuar, masat anti-Covid, problemet fizike të Irving. Të gjithë këto ndikuan te loja e skuadrës. Gjithsesi, tani kemi një sezon të tërë përpara për të arritur aty ku dëshirojmë. Uroj që të mos kem probleme fizike si vjet, që më penalizuan shumë. Ende jam duke u përpjekur të gjej formën më të mirë. Dëmtimi në gju ishte i rëndë, qëndrova pushim disa muaj, ndaj dua të jem në formë kur të nisë sezoni i ri. Rehabilitimi po shkon mirë”.

“Nëse jemi në formën tonë më të mirë, nuk na ndal dot askush. Jemi të përqendruar dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë për të qenë në majë. E rëndësishme është të jemi të gjithë në formë. Mezi presim të luajmë të gjithë bashkë një sezon të tërë”, ka deklaruar Harden. /Telesport/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Mbrojtjes ka njofton kandidatët për rekrut (OR-1) në…