Harden i dhuron sërish fitoren Philadelphias, Durant-Booker të papërmbajtshëm ndaj Denverit

08 maj 2023 | 15:39

Philadelphia barazon 2-2 serinë e ndeshjeve gjysmëfinale ndaj Bostonit, pas fitores me rezultat 116-115 në sfidën e katërt. Një ndeshje e vendosur pas kohës shtesë, ku vendasit arritën të bëjnë një paraqitje të mirë. Sërish është James Harden protagonist i fitores, duke realizuar 42 pikë përfshi edhe koshin e fitores në fundin e takimit, mbështetur edhe nga Joel Embiid me 34 pikë e 13 rebound. Për

Bostonin, të gjithë titullarët realizuan mbi 10 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar ndeshjen. Në Konferencën e Perëndimit, ekipi i Phoenixit i shfrytëzoi në maksimum dy ndeshjet e luajtura në fushën e tij, duke i fituar të dyja. Suns mundën me shifrat 129-124 Denverin, duke barazuar 2-2 serinë e gjysmëfinaleve. Nikola Jokiq realizoi 53 pikë e 11 asistime për Denverin, por që mbetën për statistikë. Në kahun tjetër, Kevin Durant e Devin Booker realizuan nga 36 pikë secili, duke i dhuruar fitoren skuadrës së Phoenixin.

Konferenca e Lindjes, “Play-off” – Gjysmëfinale

Boston – Philadelphia          115-116 (2-2)
New York – Miami                               (1-2)

Konferenca e Perëndimit, “Play-off” – Gjysmëfinale

Denver – Phoenix          124-129 (2-2)
Golden State – Lakers                  (1-2)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Luftëtari shqiptar me prejardhje nga Prizreni, Gjoni Palokaj e ka…