Hardeni refuzon kontratën që do ta bënte më të paguarin, kërkon largimin

18 nëntor 2020 | 14:09

Basketbollisti James Harden kërkon të largohet nga skuadra teksane e Houston Rockets dhe këtë gjë ia ka bërë të qartë klubit.

Ai ka refuzuar rinovimin me skuadrën e Houstonit, që i kishte ofruar një kontratë të majme: 103 milionë dollarë për dy vite. Pra, James Harden ka refuzuar më shumë se 50 milionë dollarë në sezon për dy vitet në vijim. Nëse pranonte këtë ofertë, ai do të bëhej basketbollisti i parë në historinë e NBA-së që do të fitonte kaq shumë në një sezon.

“Mjekra” mendon se nuk ka asnjë shans të tojë titullin te Houston, ndaj ka shprehur dëshirën për t’u larguar dhe synon të shkojë te skuadra e Brooklyn Nets. Lojtari synon të bashkohet sërish me Kevin Durant, por Houston kërkon shumë para për këtë transferim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), paraditen e së mërkurës…